Lekturim

Mirësevini në LEKTURIM, vendi ku cilësia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë shërbimin më të mirë të lekturimit dhe redaktimit për tekstet tuaja

Shërbim profesional për lekturim gjuhësor

Kujt i shërbejmë?

Lekturim është shërbim i dedikuar për studentët dhe autorët e tjerë të teksteve që kërkojnë ndihmë profesionale në punë të lekturimit dhe redaktimit gjuhësor.

Lekturim ofron një sërë përparësish që ndihmojnë në përmirësimin e cilësisë, besueshmërisë dhe efektivitetit të përmbajtjes së shkrimeve. Qoftë për studentët që dorëzojnë punime akademike apo për autorët që kërkojnë të publikojnë vepra profesionale ose letrare, lekturimi është një hap thelbësor për të siguruar që përmbajtja e tyre është e qartë dhe pa gabime në drejtshkrim.

Jemi të inkurajuar të ofrojmë shërbime cilësore të lekturimit për studentët që kanë nevojë për përmirësimin dhe përsosjen e temave të diplomës së tyre. Duke u bazuar në një përvojë të gjatë dhe nga njohuritë tona të arritura në fushën e lekturimit dhe redaktimit gjuhësor, veçmas që prej themelimit (vitit 2017), kemi arritur të njihemi tashmë, krahas Universitetit të Prishtinës dhe universiteteve të tjera publike, edhe me profesorët dhe kolegjet e rëndësishme si AAB, UBT etj.

Studentë nga Universiteti i Prishtinës, nga kolegjet universitare si, AAB, UBT etj., marrin shërbime të rregullta në lekturim për tema të diplomës.

Lekturim ka bashkëpunuar edhe me botues të ndryshëm dhe autorë të librave nga zhanret më të ndryshme.

Ne përqendrohemi në korrigjimin e gabimeve gjuhësore - ortografike në shkrime, përmirësimin e qartësisë dhe koherencës së argumenteve, si dhe sigurimin e një stili më të përshtatshëm dhe profesional për të gjitha llojet e temave të diplomës.

Një aspekt i rëndësishëm i shërbimeve tona është se LEKTURIMI ofron deklaratën e vulosur nga lektori, e cila vërteton që tema e diplomës është korrigjuar profesionalisht nga eksperti në fushën e gjuhësisë.

Themelimi
i Lekturimit

Deklarata e Lektorit

Nën përgjegjësi morale dhe profesionale, lektori i tekstit tuaj do t'ua bashkëngjesë më në fund Deklaratën të nënshkruar dhe të vulosur si dëshmi.

Themelimi i LEKTURIMIT

Themelues i "Lekturim" është profesori i gjuhës dhe letërsisë shqipe, Sylejman Pireva.

Nga një përvojë pune të gjatë në institucion, Pireva ka lekturuar qindra tekste, duke përfshirë qindra tema të diplomave të studentëve, stdiuesve të tri niveleve: bachelor, master dhe doktoranturë, si dhe dhjetëra libra të autorëve të ndryshëm.

Kontaktoni

Na kontaktoni për të marrë shërbime cilësore!
Caktoje kohën për lekturim!