an abstract photo of a curved building with a blue sky in the background

Sylejman Pireva është njohës shumë i mirë i gjuhës shqipe dhe i drejtshkrimit të saj. Ai ka punuar një kohë si profesor i gjuhës dhe letërsisë shqipe, pastaj punonjës profesional i Bibliotekës Publike ‘’Hivzi Sulejmani’’ në Prishtinë dhe në fund për disa vjet drejtor i saj. Merret edhe me shkrime. Është autor i disa veprave të botuara dhe një kohë të gjatë është marrë me redaktimin gjuhësor të veprave letrare, shkencore dhe publicistike të autorëve të ndryshëm nga mbarë hapësira shqiptare. Dorëshkrimet që kishin kaluar nëpër duart e tij, mund të thuhet se ishin të përkryera nga pikëpamja gjuhësore dhe stilistike.

Prof. Dr. Agim Vinca

Sylejman Pireva është ndër njohësit më të mirë të gjuhës shqipe që njoh. Njohuritë dhe shkathtësitë e tij gjuhësore padyshim që janë rezultat i kulturës së tij të gjerë, punës së gjatë me librin, i leximeve të pandërprera, i shkrimit të poezive, eseve, publicistikës. Numri i madh i teksteve dhe librave që ka redaktuar e lekturuar, është dëshmi se kemi të bëjmë me një profesionist të nivelit më të lartë.

★★★★★
★★★★★

Dr. Gëzim Aliu

Profesionalizmi

Lekturim është themeluar nga profesiori i Gjuhës dhe letërsisë shqipe, Sylejman Pireva.

Me një përvojë të gjatë prej disa dekadash, Pireva ka lekturuar qindra tekste, duke përfshirë dhjetëra libra dhe qindra tema të diplomave të studentëve, studiuesve nga tre nivele: bachelor, master dhe doktoranturë.

Në vitin 2017 u themelua Zyra për lekturim të teksteve ''LEKTURIM'', dhe prej atëherë shërbimet ofrohen për të gjithë studentët, studiuesit dhe autorët e librave, por edhe për tekste të ndryshme të organizatave dhe institucioneve të tjera,

Së fundmi, Lekturim ka shtuar numrin e lektorëve të tjerë, në mënyrë që kërkesave t'iu përgjigjemi me përpikmëri, duke dëshmuar standard të lartë të profesionalizmit.

Lekturim është veprimtari e licensuar, dhe e pajisur me vulën e lektorit.

Të gjitha shërbimet në lekturim ofrohen përmes profesorëve të gjuhës dhe letërsisë shqipe, të cilët kanë lekturuar një sërë tekstesh në lëmenj të ndryshëm.



Përvoja e tyre e gjatë është cilësia jonë e lartë