4 këshilla për shkrimin e një abstrakti

8/31/20242 min lexim

Një abstrakt është përmbledhje e shkurtër e një pune më të madhe që ofron një mënyrë të përshtatshme për lexuesit që të kuptojnë shpejt përmbajtjen e saj. Kjo e bën abstraktin një pjesë thelbësore të shkrimit akademik.

Në fakt, studentëve iu duhet të shkruajnë abstrakte për shumëçka, nga aplikimet për fonde dhe punimet e konferencave, deri te disertacionet e doktoratës. Mësimi sesi të shkruani një abstrakt të mirë është, pra, shumë i këshillueshëm.

1. Përshkrues apo informues?

Ekzistojnë dy lloje kryesore të abstrakteve: përshkrues dhe informues.

Një abstrakt përshkrues përshkruan shkurtimisht fushën dhe çështjen që trajtohet në një punim. Ky mund të përfshijë qëllimet e kërkimit dhe metodat e përdorura, por jo rezultatet apo përfundimet.

Një abstrakt informues duhet të bëjë gjithçka që bën një abstrakt përshkrues, plus të përshkruajë çdo rezultat, përfundim dhe rekomandim. Kjo e bën atë si një version të shkurtuar të punimit, në vend që të jetë thjesht një përshkrim.

Sigurohuni që të dini se çfarë lloj abstrakti u është kërkuar të shkruani. Si rregull i përgjithshëm, abstraktet përshkruese janë më të shkurtër (shpesh jo më shumë se 100 fjalë), ndërsa abstraktet informuese mund të jenë më të gjatë. Megjithatë, sigurohuni që të kontrolloni udhëzuesin e stilit ose pyesni mentorin tuaj nëse nuk jeni të sigurt për llojin që duhet të shkruani!

2. Fjalë kyçe

Juve mund t'iu kërkohet të jepni një listë me fjalë kyçe gjithashtu. Këto përdoren për indeksimin dhe kërkimin e artikujve, duke i bërë ato të rëndësishme për gjetjen e punës tuaj.

Edhe nëse nuk është e nevojshme të jepni një listë me fjalë kyçe, përfshirja e terminologjisë së rëndësishme në abstraktin tuaj është një mënyrë e mirë për ta bërë atë më të aksesueshëm përmes bazave të të dhënave dhe motorëve të kërkimit.

3. Qartësia e tij

Një abstrakt duhet t’u tregojë lexuesve gjithçka që duhet të dinë përpara se të vendosin nëse do të lexojnë një punë në tërësi. Si i tillë, shmangni deklaratat e paqarta që kërkojnë shpjegime të mëtejshme ose terminologji të ndërlikuar që duhet përkufizuar.

Një këshillë është që ta kontrolloni atë nga dikush që nuk e ka lexuar punën tuaj. Nëse ata mund të kuptojnë për çfarë bëhet fjalë në kërkimin tuaj nga abstrakti, jeni në rrugën e duhur. Nëse jo, do të duhej të bëni disa rishikime.

4. Anatomia e një abstrakti

Përmbajtja e saktë e abstraktit tuaj do të ndryshojë. Megjithatë, mund të përshkruajmë disa pyetje që shumica e abstrakteve duhet të përgjigjen:

Motivet – Pse është i rëndësishëm kërkimi?

Problemi – Çfarë problemi trajtoni? Cili është qëllimi i argumentit tuaj?

Metodologjia – Si përpiqeni të zgjidhni problemin? Cilët variabla keni testuar? Çfarë lloji të dhënash keni mbledhur?

Rezultatet – Cilat ishin rezultatet tuaja? A ka ndonjë të dhënë që mund ta përfshini këtu?

Përfundimi – Çfarë përfundimesh keni nxjerrë bazuar në gjetjet? A keni bërë ndonjë rekomandim si rezultat?

Nëse trajtoni të gjithë këta faktorë, duke u kujdesur që të qëndroni brenda kufirit të fjalëve, duhet të përfundoni me një abstrakt cilësor të përshtatshëm për botim.

Ndërhyrja e një lektori në këtë proces do t'iu ndihmonte shumë.